Subscribe

Një ditë pas mbërritjes në rinas të 38.400 dozave nga kompania AstraZeneca, nisi këtë të shtunë vaksinimi i mësuesve.

Procesi është zhvilluar në shkollën 9 vjeçare në kryeqytet “4 dëshmorët” ku sipas autoriteteve shëndetësore është parashikuar të bëjnë injeksionin rreth 250 arsimtarë të 6 shkollave.

Duke vijuar nga java e ardhshme, procesi do të shtrihet gjerësisht, ku stafet arsimore të institucioneve të së njëjtës njësi bashkiake do të vaksionohen në një prej shkollave që do të shërbejë si qendër për marrjen e injeksionit. Po ashtu edhe për pedagogët.

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

“Kemi filluar sot me 6 shkollat e para në Tiranë, të koordinuara me Drejtorinë Arsimore të Tiranës. Nga dita e hënë fillojmë shpërndarjen e vaksinave në Njësitë e Kujdesit Shëndetësor në të gjithë vendin, për të vijuar vaksinimin e të gjithë mësuesve në të gjithë vendin.”

 

Ndërkaq minisrja e Shëndetësisë shpjegoi edhe cilësitë e dozave të Astrazeneca.

“Me këto doza ne do të bëjmë vaksinimin e kombinuar, përpos mësuesve do të vijojmë edhe me të moshuarit +80 vjeç sepse AstraZeneca, ashtu sikurse Komiteti i Vaksinimit ka vendosur, përdoret për të gjitha moshat mbi 18 vjeç”, tha Manastirliu.

Ndërsa komentoi mbi  vdekshmërinë e  varianteve te reja të virusit , Silva Bino tha se më të rrezikuarit janë personat mbi 70 vjeç.

SILVA BINO

INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK

“Është një vaksinë tepër e sigurtë. Edhe gjatë provave klinike nuk është vënë re asnjë gjë. Shiringat janë vetëshkatërruese. Kështu që nuk ka as hollim, asgjë. Ky është një vaksinim masiv, i bukur.”

Ndërkohë, procesi i vaksinimi po vijon në disa qytete të vendit për stafet mjekësore dhe të moshuarit mbi 80-vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *