Subscribe

Edhe fëmijët nën moshën 12 vjeç tashmë do bëhen pjesë e testimit klinik për vaksinën kundër koronavirusit.

Kompania amerikane Moderna është e para që ndërmerr këtë hap, ndërsa pjesë e studimit fillimisht do të jenë 6750 të mitur në SHBA dhe Kanada, nga mosha 6 muajshe deri në 11 vjeç.  Shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel shprehet se rezultatet pritet të publikohen në verë.

 

STEPHANE BANCEL

SHEF EKZEKUTIV I MODERNA

 

“Rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga koronavirusi është më i vogël sesa te të rriturit, por ekziston rreziku i transmetimit, veçanërisht nga adoleshentët. Ky studim pediatrik do të na ndihmojë të vlerësojmë sigurinë dhe imunogjenitetin e mundshëm të vaksinës sonë në këtë popullatë më të re në moshë”

 

Sipas ekspertëve amerikanë, nëse rezultatet e studimit do të jenë pozitive, vaksinimi për parashkollorët mund të nisë në tremujorin e parë të vitit 2022.

Ndërkohë në Europë, plani për pasaportën e vaksinimit po bëhet gjithnjë e më konkret.

Në prezantimin zyrtar të dokumentit këtë të mërkurë, komisioni europian do të vendosen elementët përfundimtarë që do të përmbajë pasaporta. Shumica e vendeve anëtare e shohin si shpëtim për turizmin, por  Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet kundër pasaportës, duke këmbëngulur që të mos bëhet e detyrueshme për të shmangur diskriminimin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *