Kampionati italian i futbollit nis sot rrugëtimin spektakolar të sezonit të ri 2023-2024.Të gjitha ekipet e mëdha të serie a do të jenë të ndjekje të Napolit, kampion në fuqi.

 

Napoletanët do të hapin siparin e edicionit të ri duke luajtur në transfertë në orën 18 e 30 kunder Frosinones, e  cila sapo është ngjitur në mesin e më të mirëve.

 

Kampionet e Italisë ndryshe nga sezoni i i kaluar do të kenë një trajner të ri.

 

Rudi Garcia, zëvëndesoi në krye të pankines së Napolit, Lucano Spaletin,  i cili së fundmi u konfirmua në krye të kombëtares italiane.

 

Napoli ka pësuar shumë pak ndryshime në raport më sezonin e fundit, ku bie në sy largimi i mbrojtësit Kim tek bajern ndërsa janë ruajtrur yjet e sulmit Kvaratshkelia dhe Osimhen.

 

Një nga rivalet më të mëdha të Napolit në garën për titullin kampion është edhe Inter, që do të luajë ndeshjen e parë sezonale në shtëpi sonte në orën 20 e 45 kundër Monxes

 

Zikaltrit kanë pësuar shumë ndryshimre në organike gjatë merkatos së verës sidomos në fazën ofensive. Janë larguar Xheko dhe Lukaku dhe kanë mberritur Turam dhe Arnautovic. Ndërkohet largimet e Brozoviv, Onanes, Shkriniar dhe Gosens janë mbuluar me blerje si Sommer, Frattesi dhe Cuadrado.

 

Dy takimet e tjera që plotësojnë ditën e parë të ndeshjeve për edicioninn e ri të serie a janë  Empoli Verona dhe Xhenova- Fiorentina.

 

Të katërta sfidat serie A do të përcillen si zakonisht në platformen Tring, e cila do të vazhdojë të jetë ekrani që do të transmetoje javë pas jave të gjitha ndeshjet e një prej kampionateve  më të forta në botë dhe më të dashurin për të gjithë shqiptarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *