Vijon fluksi në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Pas përfundimit të pushimeve emigrantët shqiptarë dhe turistët por rikthehen në vendet e tyre duke shkaktuar kështu ngarkësë në dy pikat kryesore të kalimit kufitar në qarkun e Korçës.

 

Ditën e djeshme nga sa bëhet me dije nga burime pranë drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë kanë hyrë në total 4174 shtetas ndërsa kanë dalë në drejtim të Greqisë 7837 shtetas shpiptarë dhe të huaj.

 

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Thanë ku nga kjo pikë kanë hyrë 4797 shtetas dhe kanë dalë 3069 shtetas.

 

Vlen të theksohet se nga sa bëjnë me dije burimet tre ditët e fundit kanë qënë mjaft të ngarkuara në pikën e kalimit kufitar të kapshticës, atje ku përllogaritet të kenë kaluar në drejtim të Greqisë më shumë se 20 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Kjo ka sjellë fluks të lartë por edhe një punë me kapacitet të plotë nga ana e pikës doganore në Kapshticë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *