Subscribe

Bojkoti i opozites nuk ka penguar punen per përgatitjen e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit. Kete te premte ne te gjithë vendin kane filluar nga pune komisionet e nivelit te dyte; komisione te cilat sipas ligjit kane 7 anëtare dhe ne gjysmen e tyre shumicën e ka Partia Socialiste dhe ne gjysmën tjeter shumicën e ka Partia Demokratike. Komisioni me numër 39 ne Tirane eshte nje prej komisioneve ku shumicën, sipas ligjit e kane demokratet dhe ku ka ndërhyre KQZ per te siguruar funksionimin e tij.

 

“Për shkak dhe te problematikes te njohur tashme qe një pjese e partive politike nuk kane sjelle përfaqësues ne KZAZ, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet nje procedure transparente per te arritur kuorumin e vendimmarrjes ne KZAZ ka vendosur te emëroje anëtare kryesisht.”

 

Ne 18 mars skadoi afati per dorëzimin e anëtareve te komisioneve zonale te administrimit zgjedhor dhe dy partitë e opozites PD dhe LSI e bojkotuan ketë proces.

 

Ky është i vetmi vendim qe deri tani ka marre opozita ne lidhjen me procesin e 30 qershorit pasi ende nuk ka nje vendim zyrtar nese PD e LSI do t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *