Ngjarjet e fundit kriminale kanë mobilizuar krerët e autoriteteve ligjzbatuese.

 

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj priti në një takim këtë të hënë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si edhe disa përfaqësues ndërkombëtarë.

 

Ata diskutuan mes tyre për vrasjet dhe atentatet e ndodhura ditët e fundit në Shqipëri. Diskutimet u ndalën edhe tek trafikimi i paligjshëm dhe pastrimi i parave. Prezent në takim ishte edhe Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

 

Ky është takimi i dytë që mbahet brenda pak ditësh në prokurori mes drejtuesve të Policisë së Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *