Subscribe

Ngjarja e një dite më parë, ku Sokol Mjacaj i dënuar me burgim të përjetshëm vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan me një armë të tipit pistoletë me mulli.

Ngjarja e rëndë, shkaktoi një reagim të madh në vend. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raportoi se Mjacaj ka qëlluar me 3 plumba në drejtim të Arben Lleshit, ku fatal ka rezultuar plumbi që e ka kapur në qafë, ndërsa një tjetër plumb në këmbë dyshohet se ka kapur rastësisht Indrit Shaqjan. Fill pas ngjarjes së rëndë, të gjitha burgjet ne vend iu nënshtruan një kontrolli të rreptë. Nga këto kontrolle, rezultoi deri më tani se në një frigorifer që vinte nga burgu i Peqinit, drejt atij të Burrelit u gjet një telefon. Deri më tani, nuk dihet se kujt nga të burgosurit i përkiste celulari.

Lexo edhe :

Related Posts

Vrasja e Lleshit

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda qelisë në katin e parë ku ndodhej Arben Lleshi. Një nga pistat kryesore, ku janë ngritur hetimet është edhe ajo e gjakmarrjes. Kjo për faktin, se Lleshi disa vite më parë ka vrarë në Angli një bashkëfshatarin e tij, për pazaret e drogës. Pas kësaj vrasje, ka nisur edhe një sagë gjakmarrjesh. “Nuk do të lëmë asnjë mashkull gjallë”, ishte betimi që u mbajt pas vrasjes së Agim Hoxhës në Britani në vitin 2012, nga Arben Lleshi. Ndaj dhe dyshimet më të mëdha të hetuesve janë se Mjacaj është paguar nga persona të tjerë jashtë, për të kryer vrasjen. Kjo ngjarje e rëndë, ndodhi vetëm pak para se autori të futej në sistemin “41 biss”.

Sigurimi i armës

Sigurimi i armës që u përdor për vrasjen e Lleshit mbetet mister se si u sigurua nga autori. Një ditë më parë, dyshimet e para ishin se pistoleta të kishte hyrë brenda ambienteve të burgut me dron. Por ashtu siç e raportoi edhe gazetari Barkaj, ky pretendim ra shpejt, për shkak se arma do ishte dëmtuar nëse do të ishte hedhur nga ajri. Po ashtu, një tjetër pistë ishte edhe futja e armës nga burgu, e cila është parë më e mundur, për shkak të prishjes së skanerit dhe kamerave.

Prishja e kamerave dhe skanerit

Futja e pistoletës e plotë, është futur dorazi dhe personat që e kanë bërë këtë kanë përfituar nga situata, pasi një pjesë e kamerave të sigurisë në burgun e Peqinit nuk punonin. Madje edhe skaneri ishte jashtë funksionit prej shumë kohësh dhe ishte rregulluar ditët e fundit. Nga ana tjetër drejtoria e burgjeve shpehet se sistemi i monitorimit dhe i kontrollit ka qënë në funskion të plotë.

Shoqërimi i personelit të burgut

Por për ngjarjen e rëndë, 12 funksionarë të lartë të burgut janë ndaluar nga policia dhe akuzohen për shpërdorim detyre. Të ndaluarit jaën drejtori i burgut, Kamber Hoxha, shefi i policisë së burgut Qani Muçi, ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, shefi i regjimit në burg Vilson Shima, specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 3 policë shërbimi  dhe 4 policë të burgut.

Dëshmia e autorit

Sokol Mjacaj, në dëshminë e tij nuk ka treguar konkretisht se si e ka siguruar armën dhe se kush e ka porositur vrasjen e Lleshit. Ai para prokurorit ka thënë se me viktimën ka pasur konflikt brenda ambienteve të burgut, pasi ka pretenduar se Lleshi nuk e ka pranuar në sektor.  Por kjo alibi e tij rrëzohet nga Prokuroria pasi ka dyshime për vrasje të organizuar kundrejt pagesës. Mjacaj ka deklaruar gjithashtu se armën e ka marrë më shumë se një muaj e gjysmë më parë.

Mediat greke jehonë ngjarjes

Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, u pasqyrua edhe në mediat greke. Protothema, në një artikull të saj, shkruan se ngjarja ishte njësoj si skenë filmi, teksa bën edhe një analizë se përse ishin dënuar autori Sokol Mjacaj dhe viktima Arben Lleshi.

Skena direkt nga skenari i një filmi krimi u shpalosën në burgun e sigurisë maksimale në Peqin, në Shqipërinë qendrore, kur një i dënuar me burgim të përjetshëm 28-vjeçar vrau një të burgosur tjetër dhe plagosi një tjetër me atë që besohet se ishte një pistoletë që i arriti në duar “nga qielli” me dron!”, thuhet ndër të tjera në artikull./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *