Subscribe

Vrasja e Arben Lleshit brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit ka sjellë një valë arrestimesh të drejtuesve dhe zyrtarëve të lartë të këtij institucioni. Me urdhër të prokurorisë, në pranga kanë rënë 12 persona mes tyre drejtori i burgut të Peqinit Kamber Hoxha, shefi i policisë Qani Muça, ish-shefi Nikolin Gjonpali si dhe 9 punonjës të tjerë.

Për grupin hetimor mbetet ende një mister i madh fakti sesi Sokol Mjacaj arriti që të siguronte armën e krimit. Burimet shtojnë se pistoleta është futur e plotë dhe dorazi duke përjashtuar mundësinë e hedhjes së saj me dron. Një pjesë e kamerave të sigurisë në burgun e Peqinit nuk punonin. Madje edhe skaneri ishte jashtë funksionit prej shumë kohësh dhe ishte rregulluar ditët e fundit. Nga ana tjetër drejtoria e burgjeve shpehet se sistemi i monitorimit dhe i kontrollit ka qënë në funskion të plotë.

Lexo edhe :

Related Posts

Por nga ana tjetër prokuroria  shprehet se i burgosuri Sokol Mjacaj nuk është kontrolluar për më shumë se 20 ditë, nga policët e burgjeve. Sipas organit të akuzës e kishte fshehur armën në dhomën e ajrimit. Ndërkohë edhe gjatë procedurës për transferimin e tij  në në 41 bis, nuk janë kryer kontrollet sic parashikohen në rregullore.

Autori i vrasjes Sokol Mjacaj ka pranuar përpara hetuesve se krimin e kreu ai, pasi kishte një sherr të vjetër me Lleshin për shkak se viktima nuk e kishte pranuar në sektor. Në lidhje me armën e zjarrin, ai ka thënë se kishte më shumë se një muaj që e kishte siguruar, por pa dhënë detaje.

Grupi hetimor ka dyshime të forta në lidhje me motivin e konfliktit që ka treguar Mjacaj. Sipas tyre, pista e parë po hetohet në lidhje me mundësinë që i burgosuri me burgim të përjetshëm të ketë ekzekutuar Arben Lleshin, pasi është paguar nga persona të tjerë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se po hetohet për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe porositësit e vrasjes. Deri tani dyshimet mbeten tek hakmarrja e gjatë mes familjes së viktimës dhe bashkëfshatarëve të tyre me mbiemrin Hoxha. Kjo për shkak se Arben Lleshi vrau në Angli Agim Hoxhën, pasi u prishën për pazaret e drogës.

Ndërkohë Sokol Mjacaj po mbahet i izoluar në një vend të posaçëm dhe pritet që të rimerret sërish në pyetje./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *