Lulzim Basha ka dhënë detaje nga takimi me zv.kryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla.

 

Kryedemokrati shkruan se ata ndanë mendime të njëjta mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog.

 

“Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë se interesat e Kosovës në marrëdhëniet rajonale. Sikurse kanë treguar zhvillimet e fundit, nisma e Novisadit është konceptuar si makiazh i imazhit të Serbisë, ndërsa Beogradi, siç dëshmojnë ngjarjet e këtyre javëve, nuk ndahet nga fantazmat e së kaluarës duke risjellë platforma si ajo e Botës Serbe. Po ashtu diskutuam mbi Luginën e Preshevës, për pasivizimin e adresave dhe diskriminimin që u bëhet shqiptarëve, për të cilët shpreha bindjen time se është detyrë e Shqipërisë, të mbrojë dhe mbështesë fuqimisht interesat e bashkëkombasve tanë në Luginën e Preshevës dhe Serbi”, shton Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *