E Premtja e 7 Shkurtit ishte një ditë zie për artin. Nexhmie Pagarusha u shua në moshën 86 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Në emisionin “Vizioni i Pasdites” miq dhe artistë që kanë bashkëpunuar me të, ndanë kujtimet e tyre në formë homazhi e nderimi për Mbretëreshën e muzikës, Nexhmije Pagarusha.

Në intervistën ekskluzive për “Vizionin e Pasdites”, kompozitori Agim Krajka ka kujtuar dhuratën që Nexhmija i ka bërë për ditën e tij të dasmës. Bëhet fjalë për fustanin nusëror të bashkëshortes së kompozitorit Krajka, të cilin Nexhmija i’a dhuroi Zonjës së tij për të celebruar ditën e dasmës.

“Ishte një dhuratë që ma bëri Nexhmije Pagarusha për ditën e dasmës time. Ishte një dhuratë përjetësore, gjë që vetëm Nexhmije Pagarusha e bën.”

Me homazhin dedikuar Nexhimije Pagarushës, në emisionin “Vizioni I Pasdites, u publikua një intervistë  e 7 viteve më parë ku ndër të tjera Pagarusha fliste edhe për brengën e saj të madhe.

 “Të kthehemi mbrapa dhe të mendojmë se sa e kemi dashtë njëri – tjetrin dhe sa e kemi ndihmuar njëri – tjetrin. Ajo tashmë nuk ekziston më… nuk ekziston më dhe ajo është brenga ime. Po inshallah ndërrojmë, ndoshta ndërrojmë… Dëshiroj të jemi ai populli që kemi vuajtur shumë ndër shekuj dhe kemi kaluar shumë vështirësi, e tash jemi bashkë…”

Artistët si Zhani Ciko dhe Kujtim Alibali, të cilët shprehën mallëngjim dhe trishtimin për largimin nga jeta të Mbretëreshës së muzikës, Nexhmije Pagarusha.

This slideshow requires JavaScript.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *