Bleona Qereti ka qenë gjithnjë e hapur me publikun e saj, qoftë në momentet e saj më të mira, ashtu edhe në momentet e saj më të këqija. Kjo në fakt e ka bërë atë të jetë një nga personazhet më simpatike dhe më të ndjekura në Shqipëri e më gjerë.

 

 

Vetëm para disa orësh, me një unazë me diamante në gisht, këngëtarja ka kërkuar publikisht të gjejë një burrë. Gjysmë me shaka dhe gjysmë me të vërtetë, ajo ka shkruar se kërkon një burrë shqiptar, i cili i jep asaj të tilla dhurata dhe ajo do të jetë e gjitha e tij. “Më në fund nuk e kam më zemrën e thyer!” – ka shkruar ajo.

 

 

Ndërkohë në një postim tjetër të bërë vetëm disa minuta më parë, me një tjetër unazë në gisht, ajo shkruan: “Më jepni një unazë të tillë dhe 2 fëmijë ose 3” – dhe me këtë ka shpallur të hapur “ofertën” e saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *