Një studim ka zbuluar se një person me një binjak, i cili tashmë ka vdekur nga koronavirusi, ka më shumë të ngjarë të vdesë gjithashtu.

Gjetjet e fundit, të zbuluara nga një ekip shkencëtarësh në Australi, shqyrtuan rastet e COVID-19 ku të paktën dy binjakë vdiqën brenda pak orëve nga virusi.

Ekspertët besojnë se përbërja gjenetike e një personi mund të ndikojë në mënyrën se si trupi i tyre i përgjigjet virusit dhe sa rezistent mund të jenë për ta luftuar atë.

Studimi shqyrtoi rastin e 37-vjeçares Katy dhe Emma Davies, që vdiqën në Southampton General Hopsital në prill.

Motrat të dyja ishin infektuar me COVID-19. E njëjta gjë ndodhi edhe me binjaket Eleanor dhe Eileen Adreës, 66 vjeçe, që po ashtu jetonin së bashku dhe kishin probleme shëndetësore para se të vdisnin të infektuara me koronavirus.

Profesori John Hopper tha që nuk ka prova që tëq tregojnë që binjakët kanë më shumë të ngjarë të preken më rëndë nga koronavirusi apo se janë më të ndjeshëm prej tij.

Por nëse një binjak infektohet dhe vuan nga një simptomë e veçantë, binjaku i tyre ka më shumë gjasë ta përjetojë atë në të njëjtën mënyrë.

Që do të thotë se nëse dikush vdes pas infektimit me virus dhe binjaku i tyre është i infektuar, mund të ndodhë që ky i fundit të mos e fitojë dot betejën.

“Nëse një binjak ka disa simptoma të caktuara, edhe binjaku tjetër ka të ngjarë të përjetojë të njëjtën gjë për shkak të gjenetikës. Por kjo nuk do të thotë se binjakët janë më të predispozuar për t’u infektuar apo për të humbur jetën nga koronavirusi”, tha profesori John Hopper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *