Subscribe

Një aksident i rëndë ka ndoshur në orët e vona të mbremjes të së dielës në Shkodër ku për pasojë janë plagosur 6 persona, dy prej te cilëve në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrakë, ku 3 automjete janë përplasur pasojë e shpejtësisë së madhe.Të 6 personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital.

Një tjetër perplasje eshte rregjistruar në Frakull të Madhe në Fier. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Dy personat që udhetonin ne te jane derguar ne spital ku ndodhen nen kujdesin e mjekve.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë se larte por edhe mungeses se ndriçimit.

Ndërkohë mëngjesin e të hënës një furgon mallrash është përmbysur në aksin rrugor Fier-Vlorë dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Mësohet se ai ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spital. Numri i aksidenteve me pasoja në njerëz është shtuar shumë ditët e fundit, veçanërisht në akset rrugore drejt bregdetit që janë të frekuentuara nga pushuesit e shumtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *