Nga Madridi Rama ka konfirmuar nënshkrimin e memorandumit mes Albagaz dhe kompanisë spanjolle ENAGAS.
Rama sëbashku me ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku ishin prezentë sëbahskume përfaqësues të ENAGAS për t’i hapur rrugë bashkëpunimit të projekteve të Qeverisë Shqiptare me sektorin e gazit.
‘Keni kryesuar përpjekjet e qeverisë suaj këtu për tranzicionin ekologjik jemi 100% me energji. Tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimin së parkut të parë diellor, i pari në rajon. I njëjti kapacitet dhe në të dytin sëbashku me Voltalia dhe francezët dhe po kështu po punojmë të bëjmë diçka edhe me erën. Me gazsjellësin Adriatik dhe ne jemi bërë tërheqës tani. Na shohin me interes ndryshe. Jemi shumë të lumtur të shohim që ka shumë kompani që janë të interesuara.’- tha Rama.