Subscribe

Autoritetet argjentinase dyshojnë se nëndetësja e marinës A.R.A. San Juan që humbi në Atlantikun e Jugut 10 ditë më parë, pësoi një shpërthim, duke rritur kështu shqetësimet mbi fatin e 44 anëtarëve të ekuipazhit.

 

Organizata qe merret me Traktatin për ndalimin e plotë të testeve bërthamore, e cila ka stacione në mbarë botën, ka konfirmuar “një ngjarje jo normale, që korrespondon me një shpërthim”.Ai ka ndodhur më 15 nëntor, tre orë pas zhdukjes së nëndetëses në 3 mijë metra thellësi. Për këtë arsye jo vetëm autoritetet por edhe familjarët duket se nuk kanë asnjë shpresë për të gjetur të afërmit e tyre.

 

Familjarët e ekuipazhit  pritën lajmin e shpërthimit të mundshëm me zemërim dhe protestë duke akuzuar autoritetet e flotës argjentinase se kishin dijeni për shpërthimin që kur ndodhi dhe ngritën akuza se mjeti lundrues ishte shumë i vjetër.

 

Nëndetësja ishte e furnizuar me oksigjen për vetëm 7 ditë që do të thotë se tashmë duhet të kishte dalë në sipërfaqe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *