Kronikë
Nëna shkon të blejë qumësht, por e gjen foshnjen pa jetë në shtëpi

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Librazhd, ku një foshnje tre muajshe është dërguar e pajetë në spitalin e ketij qyteti.
Mjekët e kanë dërguar trupin e foshnjes në spitalin e Elbasanit për ekspertizë mjeko ligjorë “autopsinë” për zbulimin e shkaqeve që kanë çuar në humbjen e jetës se foshnjes 3 muajshe.
Reklamë
Nëna e foshnjës është shprehur se ka shkuar për të blerë qumësht në dyqan dhe kur është kthyer në banesë e ka gjetur fëmijën e saj të pajetë.
Megjithate është e paqartë nëse foshnja ka qenë e vetme në banesë apo nën kujdesin e personave të tjerë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




