E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Analisti Dritan Hila, i ftuar këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, tha se numri i bashkive do të duhej të zvogëlohej edhe më shumë.

Sipas tij, aktualisht disa bashki kanë funksionuar vetëm si qendra punësimi, pasi as rrugët nuk shtronin dot pa ndihmën e qeverive.

Reklamë

Pjesë nga diskutimi:

Hila: Pse është bërë kjo reformë? Duke parë këtë listën e tyre, unë kam parë që këta janë jorentabël. Se ku e ka rentabilitetin Prrenjasi, Selenica, që marrin fonde nga qeveria. Më e mira do të ishte të zvogëloheshin edhe më shumë, pasi i japin zë më tepër kryetarit të Bashkisë. Kur plasi ujësjellësi në Vlorë, varej nga ujësjellësi i Fierit.

Reklamë

Bushati: Ujësjellësi nuk është i bashkive.

Hila: Duhen konsoliduar akoma më tepër, dhe t’u jepen kompetenca. Hiq bashkitë politike, Konispol, Dropull, unë edhe Himarën e kisha futur në Vlorë, me thënë të drejtën. Përndryshe, a ishin 46 a 61, nuk do ketë ndryshim. Di të them që këto që janë shkrirë ishin vetëm qendra punësimi, jepnin vetëm rrogën, nuk ishin në gjendje të shtronin një rrugë. Se pse duhet të ishte bashki Këlcyra, se kuptoj, fshat ishte, fshat mbeti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.