Subscribe

Nëna e 9-vjeçares në Fier, që dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga i moshuari Leonidha Rapushi, ka treguar sesi e ka zbuluar fqinjin që ngacmonte të bijën.

Sipas saj, ajo ka parë që kryente veprime të turpshme me vajzën, por shtoi se 73-vjeçari nuk e ka prekur fizikisht të miturën.

“Vajza nuk na ka thënë gjë, në parkun afër shtëpisë unë e pashë një ditë nga pas dhe e thirra vajzën, pasi pashë që ai bënte gjeste të turpshme ndaj vajzës sime. Në momentin që unë thërras vajzën, ai trembet dhe largohet. Unë për arsye konflikti mes fqinjëve kam heshtur. Nuk e ka prekur vajzën fiziikisht, por thjesht ka bërë nga larg veprime të turpshme.”

73-vjeçari Leonidha Rapushi ndodhet në burg pas denoncimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *