Kryeministri Edi Rama tha se më në fund Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi të hapë negocitat me Shqipërinë.

 

Gjatë një komunikimi live në “Facebook”, kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria sapo hyri në një fazë të re të historisë së saj dhe u zotua se do të vijojë me plotësimin e kushteve.

 

“Sot Shqipëria mori viston për hapjen e negociatave. Kjo botë nuk është rrotulluar kurrë kollaj për shqiptarët, por Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë luftë. Do të bëjmë reforma modernizuese. ‘Po’-ja në bllok, dera e dhomës së pritjes u hap më në fund.  Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore. Do të vijojmë po njëlloj dhe do i bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na i kërkojnë ata, por amaneti i të parë dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë.”

 

Rama theksoi se nuk do të ndalet në plotësimin e çdo detyre derisa Shqipëria të ulet në “dhomën e madhe të ndenjës” së BE-së.

 

“Eshtrat e rilindasve tanë do të prehen të qeta dhe do të valëvitet i barabartë mes të barabartëve flamuri i Gjergj Kastriotit, por puna është ende e madhe. Nuk do të bënim festë edhe sikur kjo ‘PO’ të na gjente në kohë paqeje. Sot ka vetëm një festë, nga clirimi nga armiku i padukshëm nga ky armik”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *