Subscribe

Teologu Miron Çako është shprehur hapur kundër ligjit për surrogracinë, që sipas tij, nxit biznesin dhe krijon probleme të ndryshme në shoqëri dhe tek fëmija.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Çako deklaroi se gratë surrogate brenda familjes, janë një problem i madh sepse konsiderohen si martesa brenda një gjaku.

Ai shtoi më tej, se ky ligj i hap rrugën biznesit të fëmijëve, kryesisht për gratë që vijnë nga zonat rurale dhe kanë vështirësi ekonomike.

Çako theksoi më tej se në Ukrainë ka pasur maternitete që ishin kthyer në industri për surrogracinë dhe “prodhoheshin” bebe për gjithë botën, duke sjellë edhe vështirësitë për fëmijët e duke i lënë ata pa familje.

Gruaja dhe fëmija kthehen në mall. Gratë surrogato kthehen brenda familjes dhe kam dëgjuar që edhe nëna kthehet për fëmijën e vet. A e dini që këto janë martesa në gjak? Nuk mund të bëhen miksime të tilla, sepse krijojnë probleme psiko-somatike tek fëmija. Ku po shkojmë? Altruizmi ka logjikë. Duam të ofrojmë diçka, brenda disa ligjeve dhe normave. Ne po mendojmë vetëm për tekat e të rriturve. Marrin këto gra që vijnë nga zona vunerabël dhe kanë vështirësi ekonomike dhe përdorin për biznes këtë gjë. Në Ukrainë ka qenë industi, që prodhonin fëmijë surrogato për gjithë botën dhe mbeten fëmijët rrugëve. Marrëdhënia me fëmijët fillon që në ngjizje”, tha Miron Çako./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *