Subscribe

Policia e Durrësit ka vënë në pranga vëllezërit Ndriçim Balla dhe Indrit Dauti (Balla).

Operacioni është zhvilluar në fshatin Pjezë, Shijak. Poloicia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që këta shtetas i përdornin për të ndarë lëndën narkotike në doza, 2 automjete dhe 4 celularë.

Dy vëllezërit akuzohen për shpërndarje të drogave të forta në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.

Policia ka rrethuar banesën e tyre dhe ka hyrë përmes murit rrehtues duke i urdhëruar të shtrihen në tokë./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *