Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është vetëizoluar në shtëpi dhe i është nënshtruar testeve të protokollit shëndetësor.

 

Shkak është bërë pasi Haziri ka qenë në të njëjtin ambient javën e kaluar me këngëtarin Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi i infektuar me Covid-19.

 

Po ashtu, ai iu ka kërkuar pjesëmarrësve që ishin në po të njëjtin ambient, të kryejnë testet dhe të vetëizolohen.

 

“Ekipet komunale, në koordinim me të gjitha instancat lokale dhe regjionale, çdo ditë janë në luftë me këtë virus. Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor.Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimit. Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete. Besoj që bashkë ia dalim! Deri atëherë, kujdesu për veten, familjen, miqtë e lagjen, duke qëndruar në shtëpi. Ju përqafoj shumë”, shkruan mes të tjetash Lutfi Haziri në “Facebook”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *