Subscribe

Motër Imelda Poole, ishte një nga tetë heronjtë e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, vlerësuar pak ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. E ndodhur në Shqipëri prej 16 vitesh si pjesë e Urdhrit të Krishtit Mary Ward Loreto, në një interviste për Vizion Plus ajo rrëfen momentet e para pasi është njohur me këtë vlerësim.

 

 MOTER IMELDA POOLE – “MARY WARD LORETO”

“Kur mësova për këtë çmim, isha ne Vatikan kur u kontaktova, isha shumë e surprizuar, por ndjeva menjëherë nderimin e madh për njerëzit me të cilët punoj dhe të mbijetuarve të trafikimit që njoh, sepse me këtë çmim nuk vlerësohem unë, pasi nuk ka asnjë gjë që ti mund ta bash vetëm.”

 

Por si e sheh ajo situatën e trafikimit të qenieve njerëzore në këto 16 vite në Shqipëri?

 

MOTER IMELDA POOLE – “MARY WARD LORETO”

“Më vjen shumë keq ta them që situata është më e keqe se kur erdha 16 vite më parë. Arqipeshkvi i Tiranës në atë kohë, na ftoi që të ngrinim disa programe për mijëra vajzat që trafikoheshin me skafe përmes Adriatikut në Itali dhe shfrytëzoheshin për prostitucion dhe kur ktheheshin në Shqipëri ishin me trauma dhe të dhunuara. Disa prej tyre ishin me fëmijë ose shtatzënë dhe historia ime e parë me të cilën kam punuar, ishte një vajzë e re që sapo kishte lindur një foshnjë dhe ishte në traumë të fortë dhe gati gati e paaftë për të ndihmuar foshnjën e saj për të mbijetuar. Në fund për fatin e mirë ia doli. Tani kur themi cili është problemi, e para është Covidi dhe e dyta kemi një nivel të lartë të lëvizshmërisë klandestine. Gjithashtu është kthyer edhe online. Trafikantët janë shumë inteligjentë dhe ata punojnë në zona të vogla dhe në grupe të vogla. Në Angli, n tre vitet e fundit shqiptarët kanë qenë numri më i madh i të rriturve të trafikuar.”

 

Moter Imelda Poole u ndal dhe tek shqiptarët qe prej vitesh janë të bllokuar në kampet siriane dhe kishte një apel për qeverinë.

 

MOTER IMELDA POOLE – “MARY WARD LORETO”

“Ajo që një shtet duhet të bëjë është që diplomacia duhet të angazhohet plotësisht. Edhe në dalje publike ata duhet të jenë shumë të ashpër në kërkesat e tyre, edhe ambasadorët duhet të flasin në bashkëpunim me qeverinë për të garantuar sigurinë.”

 

Por veç këtij problemi, Shqipëria tashmë përballet dhe me një tjetër realitet, atë të emigrantëve të ardhur nga Lindja që enden rrugëve të qyteteve tona.

 

 

MOTER IMELDA POOLE – “MARY WARD LORETO”

“Pyetja është pse ata janë në rrugë dhe pse kanë ardhur këtu? Mund të themi nëse do kishim një qasje të drejtë mbi të drejtat e njeriut, askush nuk duhet të lihet në rrugë, sepse janë pjesa me vulnerabël për tu trafikuar. Ky është një fakt. E dyta, ata njerëz nuk kanë mundësi të ushqehen dhe janë të uritur. Në një shtet që bazohet në të drejtat e njeriut, nuk duhet të jetë askush në rrugë.  Vlerësimi për shoqëritë e civilizuara bazohet në mënyrën se si i trajton të pastrehët.”

 

E në fund, si një prej heronjve të luftës kundër trafikimit, Motër Imelda Poole kishte dhe një mesazh për qeverinë shqiptare se çfarë duhet të bëj më shumë.

 

MOTER IMELDA POOLE – “Mary Ward Loreto”

“Qeveria ka fuqinë të bëjë ligjin e të drejtave të njeriut, ligjin për mbrojtjen e viktimave, ligjin për personat në traumë, por nuk është kështu në Shqipëri. Nuk kemi këto hapësira për të mbrojtur viktimat. Ka vetëm një numër të vogël procedimesh dhe shumë pak mbështetje për viktimat e trafikut. Do të kërkoja nga qeveria që të shikonte ligjin dhe ka grupe shumë të mira që punojnë me qeverinë dhe ajo duhet t’i dëgjojë ata dhe të kuptojë se çfarë nuk është përmbushur në lidhje me mbrojtjen e viktimave. E dyta, është shumë e rëndësishme që të shikojmë edukimin. Edukimi nuk është demokratik në Shqipëri dhe ne kemi një projekt që po përpiqet të demokratizojë edukimin. Qeveria duhet të revolucionarizojë tërësisht edukimin për t’i dhënë mundësi të barabarta çdo studenti që të arrijë nivelet më të larta te arsimimit dhe të mos ketë nepotizëm apo korrupsion. Edukimi është kryesorja që duhet të ndryshohet.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *