Deri më tani, Vietnami nuk shënon asnjë viktimë nga COVID-19, edhe pse ndodhet në kufi me Kinën, vendi ku shpërtheu virusi.

Përmes masave të marra në kohë për frenimin e pandemisë, testimit në masë dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, Vietnami ka arritur të shmangë tragjedinë që po ndodh në vendet e tjera të botës.

Statistikat vlerësojnë që shkalla e infektimit mbetet dukshëm më e ulët se sa në Korenë e Jugut, Singapor dhe Tajvan.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Vietnam, Kidong Park tha: “Vietnami iu përgjigj këtij shpërthimi herët dhe në mënyrë aktive.”

Në total, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Vietnam regjistrohen 265, prej të cilëve 8 ndodhen në gjendje kritike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *