Një 24-vjeçar nga Vlora ka përfunduar në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim kombëtar.

I arrestuari identifikohet si Adjel Caushaj, për të cilin dyshohet të jetë implikuar në ngjarjen e ndodhur më 13 janar 2017, në Ankona të Italisë, ku është kapur një sasi prej 2 ton e 530 kg marijuana.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj Çaushajt, pas akuzave të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *