E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Spanja njeh shtetin palestinez, Sanchez: Vendimi i shërben paqes

Spanja njeh sot zyrtarisht shtetin  palestinez. Kryeministri Pedro Sancez tha se vendimi i qeverisë të tij lidhet me mbështetjen për Autoritetin Kombëtar Palestinez, i cili ka humbur kontrollin politik në Gaza.

“Ky është një vendim historik që ka një qëllim të vetëm, dhe ai është të ndihmojë izraelitët dhe palestinezët të arrijnë paqen. Spanja e ka dënuar ashpër sulmin terrorist të 7 tetorit. Ky reagim i qartë tregon për përkushtimin tonë në luftën kundër terrorizmit. Dua të theksoj që duke nisur prej nesër, ne do të fokusohemi në zbatimin e zgjidhjes me dy shtete”, tha Sanchez.

Reklamë

Sancez theksoi se Spanja nuk është kundër Izraelit, por po përpiqet për paqen afatgjatë.

“Ky vendim nuk është marrë  kundër askujt, aq më pak kundër Izraelit, një populli mik. Për më shumë, ky vendim reflekton refuzimin tonë absolut ndaj Hamasit, organizatës terroriste që është kundër zgjidhjes me dy shtete”, u shpreh ai.

Ministri i jashtem izraelit reagoi për qëndrimin e qeverisë spanjolle,  duke thënë se ky vendim I shërben zhdukjes së popullit izraelit dhe krijimit të një shteti terrorist palestinez. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë