Katari në përpjekje për uljen e tensioneve SHBA-Iran: Duam liri të plotë në Hormuz

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Katarit, Anjed Al-Ansari ka bërë të ditur se Katari po vazhdon të ndërmjetësojë dhe të përcjellë mesazhe midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, me qëllim “ndërtimin e një gjuhe të përbashkët që afron pikëpamjet dhe çon drejt një zgjidhjeje paqësore”.
Ai theksoi se Doha po punon intensivisht për “de-përshkallëzimin dhe rivendosjen e lirisë së plotë të lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit”.
“Katari dënon shënjestrimin e infrastrukturës, objekteve energjetike dhe anijeve, pasi kjo kërcënon interesat e popujve dhe shkel parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe fqinjësisë së mirë,” u shpreh Al-Ansari.
Gjithashtu, zëdhënësi paralajmëroi se vazhdimi i krizës dhe paqëndrueshmëria në rajon ndikojnë drejtpërdrejt te furnizimet me energji, ushqim dhe mallra industriale, duke shtuar presionin mbi ekonominë globale.



