Ditën e parë me lehtësim masash nuk e gjeti Francën me turma njerëzish në rrugë.

Trena e metrosë ishin gjysmë të mbushur, por megjithatë kishte pak vështirësi në mbajtjen e distancës.

Dyqanet u hapën, por blerësit ishin të paktë. Ndërkohë, shkollat pritet të fillojnë rihapjen të martën. Sipas ekspertëve francezë, njerëzit janë në mëdyshje dhe të pasigurtë nëse mund të rifillojnë jetën e tyre të vjetër.

Ata kanë frikën e një vale të dytë nëse kthehen në normalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *