Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane do të duhet të presin deri në datën 6 qershor 2020 për të parë nëse janë fitues apo jo.

Ndryshimi i datës u njoftua nga ambasada amerikane në Kosovë përmes një postimi në “Facebook”.

“Departamenti po shtyn hapjen e Kontrollit të Statusit të Hyrjes për aplikantët DV-2021 nga data 5 maj deri më 6 qershor 2020. Hapja e vonuar nuk do të ndikojë negativisht në aftësinë tonë për të proçeduar dhe planifikuar DV-2021 Intervistat, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 1 tetor 2020.”

Para disa ditësh presidenti i SHBA, Donald Trump pezulloi lotarinë amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *