Kandidati i pavarur në Bashkinë Lezhë, Eduard Ndocaj ka depozituar një kallëzim pranë prokurorisë me argumentin se është kërcënuar.

 

Në kallëzimin e depozituar, Ndocaj shprehet se ka marrë telefonata nga persona të ndyshëm gjatë orëve të vona të natës dhe se I kërkohet që të tërhiqet automatikisht nga gara.

 

Sipas Ndocajt, personat që e kërcënojnë I kërkojnë gjithashtu që të mos shpërndajë materiale zgjedhore ose në të kundërt do të pendohet.

 

Ndocaj kërkon nga autoritetet që të hetohet ngjarja dhe ai të mos ketë kërcënime pasi nuk mund ta përballojë më këtë situatë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *