Subscribe

Shtatë tifozë të Partizanit po ndiqen penalisht, pas dhunës qe shpërtheu në “Elbasan Arena”, gjate ndeshjes mes ekipit kryeqytetas dhe skuadrës së Skënderbeut. Në orën 16:35 të së dielës, sipas policisë, grupi i tifozëve i kishte zene prite ne unaze e qytetit, autobusëve te tifozerise korçare. Ata kane qëlluar me gurë e sende te tjera te forta njërin prej automjeteve, duke dëmtuar xhamin anësor të tij. Por ky ishte vetëm incidenti i pare qe me tej u pasua nga dhuna ne fund te pjesës se dyte te takimit. Irritimi i tifozerise se Partizanit ka sjelle sipas policisë thyerjen e 120 stolave të stadiumit, si dhe hedhjen e fishekzjarrëve ne fushe. Dy punonjës të Forcave te Ndërhyrjes se Shpejte mbeten te lënduar nga sendet e forta. Policia thotë se ka edhe te tjere tifozë qe ishin pjese e shkatërrimit dhe e konfliktit, per te cilët po vijon hetimi. Por ne njoftimin zyrtar nuk thuhet asgjë per ndërhyrjen dhe dhunën e ushtruar nga policia, ndaj shume prej tifozëve qe nuk ishin pjese e përplasjes ne stadium. Per veprimet dhunshme te policisë ka reaguar ashpër edhe deputeti Erion Brace, i cili shprehet se pamjet filmike rrezojnë plotësisht deklaratën e forcave te rendit, ndersa i kërkon tifozëve te dëshmojnë per ate qe kane pare vete me sy ne stadium.   Të akuzuarit do të përballen me prokurorinë e Elbasanit, për veprat penale: “Shkatërrim Prone”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *