E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Vendi

Ndërron jetë akademiku Farudin Hoxha

Shuhet në moshën 82-vjeçare akademiku Farudin Hoxha, projektuesi i disa veprave hdiroenergjitike në Shqipëri.

 

Hoxha ka mbajtur edhe postin e ish-ministri i Ndërtimit.

 

Reklamë

Për vdekjen e Hoxhës ka reaguar edhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, me nje postim ne Facebook:

 

Me hidhërim mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Farudin Hoxhës. Lajm i rëndë, që prek familjarët e tij, kolegët, miqtë dhe dashamirësit e shumtë. Profesor Farudini do të mbahet mend gjatë si projektuesi i disa prej veprave më madhështore të energjitikës në Shqipëri. Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, ai nuk reshti për asnjë ditë së kontribuari me mendimet dhe këshillat e tij të vyera. Familja humbi njeriun e dashur! Kolegët dhe miqtë humbën bashkëudhëtarin e shumë sfidave! Sektori elektroenergjitik humbi njeriun që me veprat e tij nuk do të harrohet asnjëherë. Të gjithë, kemi humbur një njeri të mirë! U prehsh në paqe Farudin!

Vazhdo të lexosh

Reklamë