Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografise shqiptare, aktorit Anastas Kristofori.

 

Basha shkruan se me rolet e tij, Kristofori iu dhuroi shqiptarëve emocione të forta.

 

“Humbëm sot një artist të madh dhe shumë të dashur për publikun, Anastas Kristoforin, një nga ikonat më të shquara të Teatrit dhe Kinematografisë shqiptare. Me rolet dhe portretizimet e përkryera, intepretimet origjinale dhe batutat e gjetura, figura dhe e gjithë trashëgimia e tij e vyer artistike do të mbeten të pashlyera në kujtesën e popullit dhe të artdashësve shqiptarë. Duke ndarë dhembjen me familjen dhe kolegët e tij, u shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe. Të prehet në paqe”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *