Dy mjeke të spitalit të Elbasanit janë ndaluar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të hënë kur një nënë e re humbi jetën pasi kishte sjellë në jetën foshnjen e saj.

Kardiologu Mehmet Ivaj dhe reanimatori Nikollaq Thano janë ndaluar nga forcat e rendit deri në sqarimin e rrethaneve të vdekjes së 25 vjecares Rexhina Debrova në maternitetin e Elbasanit.

Ndonëse pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore që do të hedhe dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, të dhënat e para flasin  për një arrest kardiak të 25 vjecares gati 1 orë pasi solli në jetë me operacion vajzën e saj.

Ndërkohë u bë e ditur se foshnja gëzon shëndet të plotë.

Familjarët e viktimës akuzuan mjeket se nuk kishin treguar kujdes në këtë rast ndërsa kardiologu sipas tyre ishte vonuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *