Pierre Cardin – stilisti vizionar dhe pionier i modës prêt-à-porter për masat – ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare.

Pierre Cardin lindi më 2 korrik 1922, Sant’Andrea di Barbarana te Italise Veriore ne nje familje te pasur me origjine italiane e cila me pas u zhvendos ne France kur ai ishteg vetem 2 vjec.

Kjo eshte arsyeja perse emri i tij i vertete eshte Pietro Cardin. Ne France ai u rrit në qytetin industrial të Shën Etienit.

Në moshën 17-vjeçare Cardin nisi një kurs rrobaqepësie. Më vonë u transferua në Paris dhe filloi të punonte si dizajner mode pranë shtëpisë së modës Paquin.

Në vitin 1946 ai dizajnoi kostumet si dhe elementet e skenave për filmin legjendar bazuar në përrallën “Bukuroshja dhe Bisha” të poetit dhe regjisorit Jean Cocteau.

Pastaj ai kaloi tek stilisti Christian Dior, ku ndihmoi për krijimin e serisë legjendare “New Look” në vitin 1947. Tre vjet më vonë Cardin themeloi kompaninë e vet të modës.

Stilisti franko-italian Cardin konsiderohet së bashku me Paco Rabanne dhe André Courrèges si krijuesit e modës futuriste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *