Napoli fitoi supersfidën e javës së 18 të kampionatit Italian, duke mundur 1 me 0 në “San Siro” Milanin. Një sfidë e luftuar fort mes dy ekipeve të copëtuara nga dëmtimet pa fund në këtë fazë të sezonit. Duel i vendosur nga një gol i shënuar që në minutën e 5 nga Elif Elmaz. Krosim nga këndi dhe goditje me kokë e saktë e futbollit nga Maqedonia e Veriut në një episod ,që veç Tonalit bën me faj edhe portierin Menjon. Milan vuan disi goditjen e shpejtë, por e merr veten dhe provon me të gjitha mënyrat të barazojë. Mirëpo kuqezinjtë janë të lexueshëm në manovrën sulmuese dhe jo të saktë në pasimin e fundit, fale edhe ndeshjes brilante të Rrahmanit, Huan Zhesus dhe Angisa. Tre tentative të dëshpërua të Milanit në pjesën e parë me anë të Ibrahimoviç, Florencit dhe Mesias nuk prodhuan asgjë.. Edhe pjesa e dytë nisi me brazilianin e Milanit kërcënues dhe më pas me rastin më të pastër në këmbët e Ibrahimovië, por Ospina ishte super. Në tentativë e dëshpëruar të Milanit për të barazuar, ka edhe polemika sikurse goli i anuluar i Kesi në minutën e 90, për një pozicion jashtë loje të Zhiru si lojtar aktiv në aksionin kuqezi. Napoli merr një fitore te madhe dhe barazohet me pikë me Milanin në vendin e dytë, 4 më pak sesa Interi kryesues që automatikisht është kampion dimri. Kuqezinjtë janë në momentin më të vështirë të sezonit, me vetëm 8 pikë të fituara në 7 ndeshjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *