Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar mesazhin e një mjeku, i cili denoncon situatën e rëndë në Politeknikën Qendrore në Tiranë dhe përshkruan kushtet  me të cilat përballen.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Spahia shkruan se mjekët punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim, duke vënë në rrezik shëndetin.

 

“Kur realiteti rrezon fasaden qesharake ne mes te tiranes! Ja realiteti në Poliklinikën Qendrore në mes të Tiranës! Mjekët që punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim! Si mund të punohet në këto kushte që përshkruan mjeku, e që u rrezikojnë shëndetin atyre vetë të parëve? Po pacientët që shkojnë për shpëtim e mund të sëmuren më tej, sepse nuk ka mjete të sterilizuara apo edhe produkte bazike higjiene?”

 

Ndërkohë, akuzon ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet shëndetësia, ndërsa shkruan se garantimi i kushteve të punës për personelin shëndetësor e për pacientët është detyrim ligjor.

 

“A ju vjen ndopak zor zonja Manastirliu, që e keni katandisur shërbimin shëndetësor në këtë gjendje skandaloze, edhe kur ka një gjendje alerti për shkak të Koronavirusit? Po si dreqin gënjeni aq trashë, duke deklaruar se keni siguruar edhe stok pajisjesh mbrojtëse, kur keni këtë situatë në zemër të Tiranës????”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *