Edhe Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari ka dalë pozitiv me koronavirus.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të klerikut, duke iu bashkuar lutjeve që të kthehet sa më parë në krye të detyrës së tij.

“I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet të plotë, klerikut të nderuar, Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i prekur nga COVID-19. Ju bashkohem lutjeve të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe besimtarëve, që të kthehet sa më parë në krye të detyrës së tij të rëndësishme, për të festuar të gjithë së bashku, 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër, kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman dhe mbarë popullin shqiptar”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *