E enjte, 29 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Myftari: Nuk vendosin deputetët për fajësinë ose pafajësinë e Ballukut, këtë e bën vetëm gjykata

Juristi Kreshnik Myftari, i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, tha se komentet e bëra nga politika për çështjen “Balluku” janë absurde.

Sipas tij, nuk janë deputetët ata që vendosin nëse zonja Balluku është ose jo fajtore; kjo kompetencë i takon vetëm gjykatës.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Nëse socialistët refuzojnë t’i heqin mandatin zonjës Balluku, çfarë ndodh?

Reklamë

Myftari: Nuk e çmon as Kuvendi, as grupi parlamentar; e çmon vetëm gjykata. Ekzistencën e provës duhet ta sjellë prokurori dhe ta bashkëlidhë këtë dokument, për aq sa është e mundur, duke qenë e bashkëlidhur prova si dokument. Jo dokumentet të çmojnë provën. Kam dëgjuar absurditete juridike. Arrest pa gjyq, jo. Nëse do të arrestohet, do të shkojë në gjyq dhe do të vlerësohet. Nuk ka arrest pa gjyq. Edhe vetë fjalori është i çuditshëm dhe kontradiktor ndërmjet të gjithë subjekteve që kanë folur. Jo domosdoshmërisht kërkesa për arrest është arrest, sepse kërkesa do të shkojë në gjykatë. Faktet dhe provat nuk i çmon grupi parlamentar i PS.

Komici: Sot deputetja Balluku akuzohet në bazë të nenit 258 të Kodit Penal për pabarazi në tendera; është nga masat më të lehta. Në gjithë këtë jurisprudencë që po ndodh sot në Shqipëri po prezumohet pafajësia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë