Subscribe

Në Shkodër gjendet një prej muzeve më të veçanta dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Muzeu dokumenton prezencën e kishës katolike në këto territore dhe rrëfen historinë e mbijetesës si gjatë sundimit osman, po aq edhe gjatë diktaturës komuniste.

 

Falë objekteve kishtare, zbulimeve të ndryshme arkeologjike apo veprave të artit, ky muze me 16 seksionet e posaçme të përfshin në një rrugëtim unik.

 

ANGELO MASSAFRA

 

ARQIPESHKËV I SHKODRËS

 

Nuk janë vetëm mbajtja e ruajtja e objekteve që kemi gjetur nga historia e lashtë deri më sot ose gjatë komunizmit, është vënë që ka që nga shek 4.

 

 

Për herë të parë në këto mjedise janë ekspozuar veshjet liturgjike të klerit katolik shqiptar të 100 viteve të fundit. Në ndryshim nga pasuritë e tjera të komuniteteve fetare, me ndalimin e fesë në 1967 ato nuk u asgjësuan, por u vendosën në muzeun ateist, duke u përdorur për demaskim.

 

LUIGJ MILA

 

DREJTUES I KOMISIONIT “DREJTËSI DHE PAQE”

 

Janë më shumë se 100 vjeçare, mund të jenë veshje që janë përdorur nga disa klerikë, janë të qëndisura me ar.

 

Krah tyre gjendjen edhe veshja e dom Simon Jubanit, njeriut që riktheu lirinë e besimit në Shqipëri në vitin 1990.

 

LUIGJ MILA, DREJTUES I KOMISIONIT “DREJTËSI DHE PAQE”

 

Është kjo veshja këtu, është e bardhe, ka një vlerë të jashtëzakonshme historike dhe fetare.

 

Objekti më i vjetër i muzeut është një monedhë romake e periudhës së Konstandinit, por nuk mungojnë objektet e gurit të gjetura rreth viteve 1100-1200, si Kryqi i Dukagjinit. Në këtë hapësirë së fundmi janë shtuar edhe pikturat e artistit me famë ndërkombëtare, Lin Delia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *