Subscribe

Ekspozohen pulla postare qe kane vlerën e një aseti kombëtar për historinë dhe trashëgimisë kulturore.

 

Në ambientet e Postës Shqiptare është krijuar një galeri që shërben për ekspozimin e objekteve të vjetra që nga periudha e ndërtimit të shtetit Shqiptar e deri në ditët e sotme.

 

 

ERVIN BUSHATI

DREJTOR I POSTES SHQIPTARE

“Bashkë me pavarësinë ka lindur edhe një nga funksionet e para të shtetit shqiptar siç është posta. Ndaj me 110 vjetorin e këtij institucioni ne menduam që ti japim qytetarëve shqiptar një arsye më shumë për tu ndjerë patriot dhe për të pasur një mirënjohje për punën e të gjithë atyre që kanë qenë pranë nesh dhe mendoj që një galeri historike e postës shqiptare sot është një vlerë e shtuar jo vetëm për ata që janë të pasionuar pas filatelisë dhe postës, por edhe për studentet, nxënësit dhe çdo qytetar që do të dijë më shumë për historinë e Shqipërisë.”

 

Mbledhja e këtyre materialeve shërben jo vetëm për të sjellë në kujtesë historinë 110-vjeçare të pullës shqiptare, por dhe për krijimin e një muzeu.

 

 

ERVIN BUSHATI

DREJTOR I POSTES SHQIPTARE

“Kemi mbledhur disa nga veprat e para, të cilat në vazhdimësi do të jenë me rotacion, do të kemi shpesh herë ekspozita për të sjellë më pranë historinë tonë, për të sjellë më pranë vlerat e përbashkëta që na lidhin dhe për të kuptuar që bashkë me ndryshimin, ashtu siç kërkohet sot edhe në Bashkimin Europian, që çdo institucion mbi 100 vjet të ketë një muze të vetin dhe ne të kemi “Muzeun e Postës”.”

 

Kjo hapësirë do të shërbejë për të apasionuarit, por njëkohësisht edhe për koleksionuesit e pullave dhe objekteve filatelike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *