Subscribe

Në 24 orët e fundit 3 raste të reja si të dyshuar me virusin e ri Covid19 janë analizuar në laboratorin e virologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, por kanë rezultuar negativë.

Ndërkohë që apeli i ekspertëve shëndetësorë për vetëkarantinim, shkon për çdokënd që ka shenja klinike të koronavirusit, Ministria e Shendetesise bën me dije se disponon një hartë me vend ndodhjen e  personave që javë vetëizoluar ne rang vendi.

Ndërsa mjeku infeksionit Gentian Stormi pohon se ky virus është i ndryshëm nga gripi i zakonshëm që prek popullatën në këtë periudhë të vitit.

Ekspertët në terren kanë survejuar 17.770 udhëtarë që kanë hyrë në 24 orët e fundit në territorin tonë kjo si masë e parë për parandalimin e përhapjes së virusit të ri Covid19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *