Moti i keq dhe era e fortë ka bërë që të pezullohet lundrimi detar në Portin e Vlorës.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se pezullimi i lundrimit është bërë për shkak të detit të trazuar dhe dallgëve.

Tragetet e linjës Vlorë-Brindisi nuk do të kryejnë itinerarin e zakonshëm, po ashtu edhe peshkarexhat  dhe mjetet e vogla nuk do të lejohen të dalin në det.

Sipas specialistëve, forca e detit në gjirin e Vlorës shkon në 6 ballë duke e bërë të pamundur vijimin e aktivitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *