Vëzhguesit ndërkombëtare kane nisur përgatitjet per te monitoruar zgjedhjet parlamentare te 18 qershorit. Misioni i vlerësimit te nevojave te ODIHR ka filluar takimet me krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e partive politike ne vend.  Gjate paradites, përfaqësuesit e ODIHR kane takuar bashkëkryetarët e Komisionit te Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla, si dhe kreun e grupit parlamentar te LSI, Luan Rama. Axhenda përfshin dhe takime me kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha. Misioni i ODIHR do te qëndroje ne Tirane deri ne datën 9 mars dhe ne fund te muajit do te publikoje raportin ku përcaktohet nëse zgjedhjet do te monitorohen nga ODIHR apo jo, nje dileme qe nuk ekziston ne rastin e Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *