Mjeku Ilir Alimehmeti delkaroi se ky është momenti i duhur që vendi të hapet. Gjatë një interviste me “Skype” për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, mjeku deklaroi se e vetmja gjë e rëndësishme që do të mbante nën kontroll virusin është të shmangen grumbujt e njerëzve.

“Masat kanë ardhur në kohë, tashmë unë dhe shumë specialist të tjerë e delarojmë se ky moment ka ardhur,. Kujdes vetëm grumbuyllimet. Përsa i takon qëndrimit në ajër të pastër, ajri i pastër është ambient me diell. Duhet të ketë ulje të dendësisë së njerëzve. Koronavirusi nuk arrin dot të mbijetojë në temperatura të larta. Patjetër kjo ndikon jo vetëm në shpërndarje, sepse nuk jeton aq gjatë në ambient të jashtëm, por edhe shenjat klinike janë shumë të ulëta. Shtrimet në spitale kanë qenë shumë të pakta kësaj jave. Nuk është e rëndësishme të shohim vetëm sa njerëz infektohen, por edhe shenjat klinike.”

Lidhur me dilemën nëse COVID-19 transmetohet apo jo përmes ujit të detit, Alimehmeti deklaroi se kjo nuk mund të ndodhë.

“Uji i detit nga ana tjetër është shumë i kripur, vetë ambienti i detit është armik për virusin. Studimet franceze nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të virusit në ujin e detit dhe në molusqe. Koronaviruset nuk arrijnë të mbijetojnë dot në ujëra sipërfaqësore dhe në ujërat e zeza, i gjejmë në ujërat e zeza, por nuk infektojnë njeriun. Këto janë lajme pozitive.”

I pyetur për fashat orare dhe kufizimet, doktori u shpreh se nuk ka më asnjë logjikë që të caktosh orare për liridalje apo të mbyllësh njerëzit në fundjavë. Theksin ai e vu sërish tek grumbullimet.

“Fashat orare dhe fashat ditore nuk kanë asnjë lloj logjike. Më tepër logjikë ka barriera e personave vulnerabël, kujdesi i personave në mosha të mëdha dhe që vuajnë nga sëmundje. Gjithë diskutimi është tek grumbullimi i njerëzve. Këto duhen evituar, sidomos nëse jemi në ambientet e brendshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *