Autoritetet e shëndetësisë në mbarë botën kanë dhënë alarmin se antibiotikët po bëhen gjithmonë e më të paefektshëm te fëmijët. Infeksionet e veshit të mesëm, sepsi, meningjiti etj janë sëmundje që shkaktohen nga bakteret dhe për trajtimin e tyre këshillohet përdorimi i antibiotikëve, por jo gjithmonë këta të fundit janë efektive. Sipas një studimi të  udhëhequr nga profesorë dhe shkencëtarë të “University of Sydney” vetëm 50% e tyre janë efektivë.pasi bakteret po bëhen gjithnjë e më rezistente dhe nuk po u përgjigjen më. Ndërkohë që mbetet shqetësuese mungesa e mjeteve të reja medicinale për trajtimin e këtyre patologjive.

 

Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për foshnjet sepse sistemi i tyre imunitar nuk është i konsoliduar dhe si rrjedhojë organizmi është më i predispozuar për t’u përballur me to. Gjatë përdorimit të antibiotikëve, nuk është e rëndësishme vetëm zgjedhja e saktë e llojit të duhur, por edhe doza e tij. Gjatë studimit u arrit në konkluzionin që abuzohet me antibiotikët e lëngshëm krahasuar me ata në formë tabletash.

 

“Mund të ndodhë që prindërit të gabojnë pa dashje kur marrin antibiotikë. Në 50% të të gjitha rasteve, fëmijët nuk marrin sasinë e përshkruar nga mjeku”, -thotë Johannes Hübner nga Shoqata Gjermane për Sëmundjet Infektive Pediatrike.

 

Ekspertët flasin për alternative duke treguar se bimë që kanë veti antimikrobike mund të përdoren edhe për disa sëmundje infektive. Këtu përfshihen hudhra apo echinacea. Vaji i rigonit gjithashtu ka një efekt antimikrobik.

 

Solucionet e kripura mund të ndihmojnë me infeksionet e frymëmarrjes. Për infeksionet e veshit të mesëm, qepa është ilaçi klasik në shtëpi. Antibiotikët mbeten megjithatë shpesh zgjidhja më e mirë, sidomos në rastin e problemeve akute siç është sepsis i cili duhet të trajtohet menjëherë, sepse nëse kjo nuk ndodh, në rastin më të keq ekziston rreziku i shokut septik që mund të rezultojë me dështim të organeve./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *