E premte, 30 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Mjekësia bojkoton mësimin/ Studentët: Ankimojmë në Kushtetuese ligjin që na mban peng diplomat

Edhe studentët e vitit të parë në degën “Mjekësi e përgjithëshme” i janë bashkuar bojkotit, që nisi të hënën e 2 tetorit.

 

Reklamë

Në javën e parë të vitit të ri akademik, nuk është marrë asnjë informacion mbi tarifën e studimeve dhe as nuk është nënshkruar kontrata që paracakton ligji, mbi kushtet e punës së detyruar pas përfundimit të studimeve.

 

Reklamë

ALESIA BARUTI

STUDENTE E VITIT TE PARE

“Ne u njohëm me ligjin dy  muaj më parë ndërsa zgjedhjen për mjekësinë e kam bërë që në 9-vjeçare, nuk mund të kthehesha mbrapsht. Ligji është i padrejtë, prandaj edhe i jam bashkuar bojkotit. Deri tani nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë dhe nuk kemi ndërmend ta bëjmë. Këto detyrime absurde duhet të anulohen.”

 

Sakaq, studentët shprehen se javën e ardhëshme do ta ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese, ligjin që i’u mban peng diplomat.

 

NINA AHMETAJ

STUDENTE VITI I 4

“Javën e ardhëshme do ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, nuk është kjo mënyra për të na mbajtur në vendin tonë. Ne kërkojmë që të trajtohemi me dinjitet.”

 

Të rinjtë i kanë bërë thirrje ministrisë së arsimit dhe shëndetësisë që të ulen në bisedime edhe për kushtet në të cilët studiojnë.

 

EUGEN LAZAJ

STUDENT VITI I 6

“Në këtë godinë ku jemi tani, bëjnë mësim 4 fakultete. Nuk kemi salla, kurrikula, librat, biblioteka,  lënë shumë për të dëshiruar. Edhe nëse tarifa caktohet dy deri në tre milionë viti, nuk e justifikon fare.”

 

Ndërkohë, Ministria e arsimit nuk ka ende një reagim mbi këto zhvillime ndërsa ligjin e argumenton si një nevojë që ka vendi për të mbajtur bluzat e bardha në atdhe.

 

Më shumë video

Reklamë