Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen misterioze të 4 turistëve rusë në hotelin luksoz Gloria në Qerret të Kavajës. Mësohet se 4 shtetasit e huaj, nuk janë gjetur të vdekur në saunën e hotelit, por në pishinën dimërore. Në këtë mënyrë grupi hetimor e ka hedhur poshtë dyshimin e asfiksisë.
Burimet bejne me dije se viktimat janë gjetur dy në shezlongë.
Trupat e dy çifteve janë dërguar në morgun e Tiranës, ku pritet që të zbulohet edhe shkaku I sakte i vdekjes. Aktualisht janë marrë kampionët për të parë nëse ka prani në gjak të drogës, alkoolit apo lëndëve helmuese.
Ndërkohë në trupat e tyre nuk janë gjetur shenja dhune. Edhe uji i pishinës është marrë një kampion për tu analizuar. Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të hotelit si dhe listat e pushuesve gjatë gjithë javës, për të parë nëse ka ndonjë lëvizje të dyshimtë.
Pas autopsisë trupat e katër viktimave do t’i dorëzohen përfaqësueseve të ambasadës rusë për dërgimin e tyre pranë familjeve. Dy çiftet e familjeve ruse ndodheshin në Shqipëri për një udhëtim turistik. Ata kishin ardhur nga Ohri drejt Shqipërisë. Gjatë rrugës ata kishin ndaluar edhe në zonën e Librazhdit. Ndërkohë mediat ruse thonë se gruaja ka qenë e diagnostikuar me kancer dhe se asnjë nga anëtarët e familjes nuk përdorte alkool ose drogë.