Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të premte për 9 viktima dhe 553 raste të reja me koronavirus.

 

Të infektuarit u zbuluan pas testimit të 2.184 personave. Ndërsa viktimat janë të moshave 52-81 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë.

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

 

Në total, janë konfirmuar 55.380 të infektuar në Shqipëri, 1.134 të vdekur dhe 30.790 të shëruar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *