Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të premte për 489 raste të reja, të identifikuara mes 1.954 testimeve. Pra, kemi një shtim të numrit të të infektuarve ditorë, por edhe të testimeve.

 

Pacientët që kanë humbur jetën janë gjashtë, të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese: një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja. Në 24 orët e fundit janë shëruar 165 qytetarë.

 

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *